Teuta-Kukësi 2-2
NDESHJA: Është mbyllur në barazim 2-2 sfida e fundit e javës së 24-të mes Teutës dhe Kukësit. Një barazim dramatik që vjen sërish në fund të ndeshjes dhe ndëshkon Kukësin si në 2 takimet e kaluara. Fillimisht ishte Teuta që gjeti rrugën me Kallakun me penallti, ndërsa Shkurtaj u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë po me penallti. Në pjesën e dytë Kukësi hidhet në sulm dhe gjen golin pas një asist fantastik të Abazaj për Shkurtajn. Sulmuesi në shtyllën e dytë me kokë dërgon topin në rrjetë. Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt fundit, Kallaku gjen rrjetën në të 95-të me një gjuajte nga jashtë zone. Me këtë barazim Kukësi shkon në kuotën e 43 pikë, ndërsa Teuta 36 pikë.
Teuta: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, E. Vila, Aleksi, Kallaku, Çyrbja, L.Vila, Hebaj.
Kukësi: Xhika, Maliqi, Krasniqi, Obanor, Musta, Limaj, Musolli, Rroca, Ethemi, Abazaj, Shkurtaj.
Gjyqtar: Blerim Ziri.
Komenti minutë pas minute
90+7′ Mbyllet ndeshja 2-2.
90+5′ E pabesueshme çfarë ndodh në Durrës, Kallaku gjuan nga jashtë zone dhe mposht Xhikën. Barazim 2-2.
84′ Rroca pranë golit, topi kalon njitur me traun e portës.
76′ Kukësi pranë golit, Ethemi gjuan bukur, por topi kalon ngjitur me shtyllën.
64′ GOL! Kukësi gjen golin e avantazhit, Abazaj bën një verpim spektakolar me Shkurtajn që gjen rrjetën.
59′ Përplasje e rrezikshme mes Lorenco Vilës dhe Musollit. Kapiteni i Kukësit dëmtohet keq dhe lë fushën e lojës e niset për spital.
57′ Teuta pranë golit, Hoxha gjuan por ndalet nga Xhika.
49′ Tension në ndeshje, Kuoro përplaset me Ethemin, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet pjesa e parë 1-1.
47′ Limaj pengohet brenda zonës, gjyqtari akodon penallti Gjuan Shkurtaj dhe barazon ndeshjen në 1-1.
45′ Shans i artë për Shkurtajn, sulmuesi brenda zonë gjuan keq.
39′ Gabim i Frashërit, Kukësi pranë golit, por largon vetë portieri duke bllokuar Obanor.
22′ Kallaku pengohet brenda zonës nga Krasniqi, gjyqtari Ziri akordon penallti. Godet vetë mesfushori që mposht portierin Xhika.
20′ Çyrbja provon nga distanca, topi kalon ngjitur me traun e portës.
16′ Lorenco Vila provon brenda zonës, ndal Xhika.
2′ Teuta menjëherë sulm, Hebaj pranë golit, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.
1′ Nis ndeshja, topi i parë shkelmohet nga Kukësi.