Kukësi ka lënë ditën e sotme Shqipërinë dhe eshte zhvendosur në qytetin e Ohërit për të zhvilluar minifazën përgatitore. Skuadra verilindore do të qendrojë për disa ditë në Maqedoni për të përgatitur dy ndeshjet e Europa League ndaj Debrecenit.
Pas disa ditësh në Elbasan dhe ndeshjes miqësore ndaj Laccit ekipi i drejtuar nga Ernest Gjoka do të vijojë përgatitjet në Ohër. Me skuadrën janë edhe afrimet e reja, si Musta, Lulaj, Kitanovski, Avdylin, Ccema, ndërsa dhe Valdet Rama që ishte përfolur për një largim ka udhëtuar me skuadrën.