Podgorica 1-0 Laçi
Turi i Parë/ Conference League
Laçi është mundur 1-0 nga FK Podgorica, në takimin e parë të turit të parë të Conference League.Sfida nisi mirë për kurbinasit, teksa kërcënuan që në minutën e katërt. Zarubica gjuajti nga brenda zonës, por nuk shënon dot. Në minutën e 56-të, Sherri do bëntë një ndërhyrje të ashpër dhe arbitri Driesche jep penallti. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk fal Vujovic, duke e shndërruar në gol.
Ekipi i Shpëtim Duros do krijonte disa aksione të rrezikshme të cilat nisin nga këmbët e Mazrekaj, por vendasit ishin të pozicionuar mirë. Madje, Mazrekaj do humbiste edhe një penallti. Laçi do përballet sërish me FK Podgoricën pas pak ditësh, në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.
Vendi: DG Arena
FORMACIONET ZYRTARE:
Fk Podgorica: Ivezic, Vukcevic, Dajic, Celebic, Suzuki, Jovanovic, Boljevic, Vujovic, Sentoku, Maras, Adrovic
Laçi: Sherri, Roganovic, Ignjatovic, Malota, Turkaj, Qato, Shehu, Lushkja, Velija, Zarubica, Mazrekaj
Minutë pas minute:
90- Mbyllet takimi.
90- Mazrekaj humbet penallti.
80-Vonojnë lojën vendasit. Gjithçka e kuptueshme, pasi janë në avantazh.
70- Kurbinasit rrisin presionin. Kërkojnë me ngulm barazimin.
56- Goll. Podgorica kalon përpara me penallti. Realizon Vujovic.
55- Sherri shkakton penallti.
49- Karton i verdhër Shehun, pas një ndërhyrje të ashpër.
46- Nis e dyta.
45- Mbyllet fraksioni.
39- Lushkja provon nga distanca, por topi shkon mbi portë.
32- Mundësi ideale për Podogoricën. Pret Sherri.
25- Pushim për skuadrat për shkak të vapës.
12- Krosim totalisht i gabuar nga Mazrekaj. Portieri i malazezëve e ka topin në duar.
4- Laçi pranë golit. Zarubica gjuan nga brenda zonës, por pret Ivezvic.
1- Nis ndeshja.