Real Madrid fitoi dje 1-0 me Liverpool në finalen e Champions League. Edhe pse anglezët patën më shumë raste dhe kontrolluan lojën, kanë qenë Galaktikët që për herë të 14 në histori ngritën trofeun me “veshë të gjata”.
Fundi i ndeshjes nuk ka qenë i qetë për Tony Kroos. Mesfushori gjerman u pyet nga bashkkombasit e ZDF nëse e ndjenë vetën në vështirësi nga Liverpool, me lojtarin që iu kthye keq gazetarit, duke vënë edhe duart në fytyrë për t’u larguar më pas.
“Kishe 90 minuta kohë për të menduar pyetje të zgjuara dhe në fund më bën pyetje idiote. E pabesueshme!. Sigurisht që mund të ndodhë ta shikosh veten në vështirësi ndaj një ekipi si Liverpool, çfarë dreq pyetje është kjo? Nuk luajtëm ndeshje grupi, luajtëm finalen e Champions League”, tha Kroos.
Ich liebe Toni Kroos für diese Aktion #LIVRMA #UCLfinal pic.twitter.com/eqapgkt5KJ
— Hoffelini (@hoffelini) May 28, 2022