Hajduku i Splitit, ku luajnë dy futbollistët shqiptarë Ardian Ismajli dhe Françesko Tahiraj shkatërroi me rezultatin e thellë 4-0 Rijekën e vendit të dytë. Skuadra e dytë me suksesshme në historinë e futbollit kroat e mbylli takimin që në 45 minuta e para duke realizuar 3 herë. Qendërmbrojtësi Ismajli luajti për 90 minuta të plota dhe pati meritën që bashkë me repartin e mbrojtjes ruajti portën të paprekur.
Edhe futbollisti Françesko Tahiraj pati mundësinë të shijonte fitoren e fushë teksa u aktivizua 31 minuta lojë.
Me fitoren e sotme, Hajduk Spliti lë në vendin e pestë dhe jashtë zonës së pjesëmarrjes në Europa League Lokomotivën e Zagrebit të Myrto Uzunit dhe barazohet me pikë me Osijekun e Kristal Abazajt.
Me titullin kampion thuajse të siguruar nga Dinamo Zagrebi, e gjitha lufta për renditjen në 3 vendet e tjera luhet midis Rijekës, Osijekut, Hajdukut të Splitit dhe Lokomotivës së Zagrebit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.