Mëngjesin e sotëm Zagrebi është goditur nga një tërmet I fuqishëm me magnitudë 5.4, ku ka shkaktuar shumë dëme në banesa si dhe raportohet për 1 viktimë. Në një situatë kur Coronavirus ka prekur vendin kroat dhe tashmë kanë rreth 130 raste, tërmeti ua bën më të vështirë jetesën dhe qëndrimin në shtëpi.
Nga tërmeti gjithashtu u prekën spitalet dhe materniteti I qytetit dhe për këtë arsye po bëhet evakuimi I personave që ndodhen në godina të dëmtuara nga tërmeti. Në një situatë kaotike, në qytet në ndihmë të policisë dhe zjarrëfikësve kanë dal dhe ultrasit e klubit të Dinamo Zagreb të njohur si “Bad Blue Boys”. Të pajisur me maska dhe doreza ata kanë ndihmuar në evakuimin e maternitetit drejt një godine më të sigurt.