Real Madridi ka vijuar me seancën e radhës stërvitore përpara ndeshjes me Villarealin. Një takim i cili do të luhet ditën e dielë në orën 20:45 në kuadër të javës së 24- në La Liga.
Në stërvitjen e sotme, ai që ka qenë protagonist dhe ka mahnitur me një supr gol ka qenë kroati Mateo Kovaçiç.
Kroati ka shënuar një gol me finte duke shtangur portierin Ruben Yanez. Gjithashtu edhe trajneri Zidane apo edhe shokët e ekipit, u “magjepsën” nga ky gol.
Ju ftojmë të shijoni golin në videon e mëposhtme.