Kosova-Gjilbratar 1-0
NDESHJA: Kosova fiton me rezultatin minimal 1-0 ndaj Gjilbratarit. Një gol I Florent Hasanit mjafton që “Dardanët” të marrin fitoren e radhës edhe pse ishte thjesht miqësore. Një sinjal pozitiv për ndeshjen eleminatore që do të luhet ndaj Malit të Zi.
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Xhemajli, Dresheviç, Kololli, V. Berisha, Raskaj, , Muslija, B. Berisha, Zhegrova, Nuhiu.
Gjibraltari: Golduin, J. Çipolina, Serxhent, Brito, De Barr, Kashiaro, Badr, Olivero, R. Çipolina, Mulhi, Hernandez.
Gjyqtari: Juxhin Xhaja.
Komenti minutë pas minute
90+5′ Mbyllet ndeshja me fitoren minimale të Kosovës.
69′ Florent Hasani shënon për Kosovën duke zhbllokuar ndeshjen.
57′ Valon Berisha godet nga jashtë zone, topi nuk ka forcën e duhur dhe përfundon jashtë.
46′ Nis pjesa e dytë.
45′ Mbyllet në barazim pjesa e parë mes Kosovës dhe Gjilbratarit.
37′ Muslija futet bukur brenda zonës dhe godet drejt portës, por topi devijohet nga mbrojtësi i Gjilbratarit në goditje këndi.
32′ Muslija godet nga jashtë zone, topi përfundon jashtë.
22′ Bernard Berisha pranë golit, sulmuesi nuk kordinohet siç duhet dhe topi ndalet nga portieri.
20′ Një ndeshje me pak raste për shënim, me Kosovën më kërkuese.
1′ Starton ndeshja në “Fadil Vokrri”, me topin e parë që luhet nga Gjilbratari.