FT Dinamo 1 – 2 Korabi (Pontrelli 58′ / Skuka 64′, Kovaçi 81′)
NDESHJA/ Është mbyllur 1-2 ndeshja mes Dinamos dhe Korabit. Vendasit e Camaratas kanë gjetur golin e avantazhit me Pontrelin, por pas pesë minutash miqtë kanë shënuar me Skukën. Nuk ka qenë e thënë që Dinamo të fitojë dy ndeshje radhazi, sepse Kovaçi ka shënuar golin e fitores dhe atë të përmbysjes.
Fundi i takimit ka qenë dramatik pasi vendasve iu është anulluar një gol i Kolgegës për pozicion jashtë loje. Protesta te asisteni, shishe dhe tifozë në fushë. Korabi merr fitoren e katërt në transfertë, ndërsa Dinamo humbjen e katërt në shtëpi duke qëndruar në vendin e fundit.
Kategoria e Parë, java 15 – Grupi B, ora 14:00
Kompleksi “Internacional”, Pezë-Helmës
Arbitër: Olsi Yzeiri
Formacionet zyrtare:
Dinamo: Kuka, Alcani, Boçi, Fejzaj, Kolgega, Muça, Ortolani, Pontrelli, Salazar, Turhani, Spahiu Trajner: Fabrizzio Cammarata
Korabi: Birja, Çaço, Dida, Disha, Karaj, Kovaçi, Muça, Mziu, Prendi, Skuka, Xhabrahimi Trajner: Klevis Dalipi
Komenti minutë pas minute:
90+7′ Mbyllet 1-2 sfida mes Dinamos dhe Korabit
90+4′ Kolgega gjen golin e barazimit për Dinamon, asistenti akordon pozicion jashtë loje. Tension në fushë, teksa ka edhe tifozë në fushë
90′ Gjashtë minuta shtesë në fundin e takimit
80′ GOOL !Kovaçi kalon miqtë në avantazh. Një aksion nga e majta e sulmi mik dhe sulmuesi nuk e ka të vështirë të gjejë rrjetën
79′ Dinamo aktive në fushë, vendasit në kërkim të avantazhit
72′ Dinamo godet traun e portës me Pontrelin. I pafat italiani që mund të gjente golin e dytë personal dhe të avantazhit për Dinamon
64′ GOOL! Skuka barazon rezultatin. Zgjat vetëm 5 minuta avantazhi i Dinamos
58′ GOOL! Pontreli kalon Dinamon në avantazh. Një goditje e bukur e italianit nga jashtë zone që çon peshë tifozerinë dinamovite
55′ Korabi godet traun e portës, duke “dridhur” Dinamon. Miqtë nga Peshkopia shumë pranë golit
46′ Fillon pjesa e dytë pa ndryshime
45′ Mbyllet pjesa e parë. Një ndërhyrje e gabuar sjell tension në fushë. Arbitri ndërhyn duke i çuar lojtarët në dhomat e zhveshjes. Turhani për Dinamon merr karton të verdhë
35′ Pontreli ka një rast të mirë për Dinamon. Godtija e italianit pritet nga portieri mik
32′ Rritëm i ulët në fushë, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën
28′ Miqtë pretendojnë për 11 metërsh por për kryesorin Yzeiri ndërhyrja e mbrojtësit të Dinamos është e saktë
15′ Dinamo zotëron fushën pas nisjes jo të mirë të ndeshjes
3′ Portieri mik ndëshkohet me karton të verdhë për protesta
1′ Nis ndeshja me topin e parë nga miqtë