Një ndeshje boksi midis një boksieri professional rus dhe një amatori nga amerika, ka shkaktuar shumë reagime në media për nga mënyra sesi përfundoi sfida. Boksierët profesionistë lejohen të zhvillojnë ndeshje miqësore me boksierë amatorë, që nga viti 2016.
Sfida midis boksierit profesionistit Jalolov dhe të riut Richard Torrez ka ngjallur reagime sëfundmi. Jalolov e hodhi në tapet boksierin e ri, që në raundin e parë me një të majtë të fuqishme dhe për nga mënyra e reagimit kritikat shpërthyen se boksieri Jalolov nuk duhet të ishte sjellë në atë mënyrë. “Supozohet që të jetë një ndeshje miqësore”, shkruajnë në Tëitter disa fansa të tij.
Për ndeshjen reagoi dhe presidenti i Këshillit Botëror të Boksit, Mauricio Sulaiman:
“Brutale dhe kriminale për të lejuar një boksier profesionist Jalolov nga Rusia me rezultat 6-0, të luftoj për tu klasifikuar me një të ri 20-vjeçar amerikan Torrez”, shkroi në Tëitter Sulaiman.
Pas rënies pa ndjenja në tapet, boksieri amator Torrez, nuk po ngrihej më dhe u desh ndihma e disa personave ta nxirrnin jashtë ringut.