Partizani luajti sot në transfertë kundër Laçit, ndeshje që u mbyll me fitoren minimale të të kuqve. Megjithatë skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova bëri një paraqitje të mirë, ku për gjatë gjithë 90 minutave ishte në kërkim të fitores. Kaleb Ekuban ishte lojtari që çeli serinë e golave, por për virojtësin italiani ishte në pozicion jashtë loje.
Pikërisht këtë rast të dyshimtë, klubi i kuq e ka postuar në faqen zyrtare në facebook teksa ironizon sërish arbitrimin duke shkruar: “Javë tjetër, formë tjetër. Pa koment…” Kujtojmë që dhe në studiot sportive, ky gol u cilësua si i rregullt nga analistët sportivë.