Ndeshja mes Tomorit dhe Apolonisë në Berat ka përfunduar me rezultatin 3-2 për beratasit, por që në fak tditën e djeshme Komisioni i Disiplinës i ka dhënë fitoren në tavolinë Apolonisë me rezultatin 3-0, e për më tepër duke pezulluar nga gara për 8 ndeshje edhe trajnerin Santiliano Dule.
Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i beratasve, të cilët kërcënuan se mund të tërhiqen edhe nga gara.
Mirëpo, sot, Tomori përsër, me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke e shoqëruar edhe me një video, shkruan se goli i dytë i Apolonisë ishte offside, por për anësorin ishte gjithçka e rregullt.
“Pozicioni offside i golit të dytë të Apolonisë. Që për anësorin 100 mijë leksh dhe pafytyrësisht që është shumë afër është mëse i rregullt. Nga një këndvështrim më i qartë”.