Shkumbini – Kastrioti 2-2
Shkumbini: Ajazi, Bakiasi, Bufazi, Ramazani, Tufaj, Isaj, Lila, Gjyla, Ejo, Mustafaj, Sadiku
Kastrioti: Selaci, Basha, Neziri, Rami, Sefgjinaj, Selmani, Xheka, Ajazi, Mehmeti, Bardhi, Marku
Gjyqtar: Albano Stolaj
Komenti minutë pas minute:
90′- Arbitri i katërt akordon 6 minuta shtesë, por rezultati mbetet i pandryshuar.
84′- Shkumbini barazon shifrat. Ejo arrin të shënojë një gol të bukur
65′- Krutanët luajnë nervat e kundërshtarit dhe synojnë ruajtjen e avantazhit.
57′- Kastrioti pranë golit të tretë, por Mehmeti ndalet nga traversa.
46′- Pjesa e dytë nis pa asnjë ndryshim.
45′- Shkumbini ngushton rezultatin. Sadiku arrin të shënojë një supergol, teksa përshëndet trekëndëshin e portieri Selaci.
40′- Kastrioti gjen edhe golin e dytë. Eshtë Xhulio Mehmeti që dyfishon shifrat.
38′- Kastrioti kalon në avantazh. Pas një këndorje të hedhur në lojë nga Sefgjeni, miqtë arrijnë të shënojnë golin e parë.
25′- Vendasit protestojnë. Arbitri anësor akordon pozicion të parregullt, por pamjet filmike tregojnë se nuk ka vepruar drejtë.
13′- Goditje dënimi për vendasit, por sulmuesit peqinas ndodhen në pozicion jashtë loje.
10′- Skuadrat duken se studiojnë njëra-tjetrën duke e zhvendosur lojën në mesin e fushës.
1′- Topi i parë shkelmohet nga vendasit.