Kastrioti në javën e dytë të kampionatit shqiptar do të luajë në shtëpi ndaj Skënderbeut. Sfida do të zhvillohet në stadiumin “Redi Maloku”, që është liçensuar dhe është gati për të luajtur futboll.
Krutanët në një postim në rrjetet sociale, raportojnë se impianti është gati dhe u bëjnë një thirrje tifozëve që të jenë prezent për të përkrahur ekipin e tyre, por edhe për të tentuar diçka më shumë, të mundin Skënderbeun dhe të marrin 3 pikëshin e radhës, pas atij në Gjirokastër përballë Luftëtarit.