Laçi dhe Kastrioti u ndeshën ditën e sotme sëbashku në një sfidë miqësore,e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Ekipi krutan kaloi në avantazh në fillim me Karakaçi pas një 11 metërshi ndërsa ekipi I Laçit u përgjigj me Spahiun I cili barzoi sfidën që në pjesë të parë.
Kjo ishte një ndeshje e mirë e ekipit të Kastriotit ndaj një kundërshtari të fortë siç është Laçi. Tekniku i krutanëve Ramadan Ndreu pas ndeshjes në një intervistë u shpreh se ekipi jep shpresë për të ardhmen dhe tashmë mendjen e kanë tek sfida me Korabin.
“Është një ndeshje që na mban në ritëm. Aq më tepër që kishim para një skuadër si Laçi, që është një skuadër me vlera dhe na shërbeu shumë. Edhe lojtarët e rinj që aktivizuam të japing garanci për të ardhmen që janë pjesë e skuadrës. Dhe në të ardhmen pa frikë mund të marrin pjesë në 11-cen e parë.
Megjithatë vjen ndeshja me Korabin. Ndeshje e vështirë, një ndeshje jashtë. Një ndeshje me kundërshtarë të fortë, që ka treguar se në këtë pjesë të kampionatit është një rival I fortë. Dhe është detyrë e vështirë. Megjithatë ne jemi të pregatitur për të shkuar në Peshkopi, të marrim rezultat pozitiv, që për mua është fitore”, u shpreh Ndreu.