Kaos total sërish në kampionatin elitar të Francës. Ndeshja St Etinne-Angers është ndërprerë ende pa nisur. Tifozët e skuadrës vendase të irrituar me ecurinë e skuadrës dhe kanë hedhur një “lumë” fishekzjarresh në fushë duke krijuar një kaos të vërtetë në fushë.
St Etienne në 10 javë kampionat ka vetëm 4 pikë dhe nuk ka marrë ende fitoren e parë. Skuadra franceze renditet në vendin e fundit të klasifikimit e për këtë arsye tifozët kanë protestuar ndaje ekipit duke mos lejuar që të nisë sfida ndaj Angers. Në fushë janë futur edhe një numër I madh policësh për të evituar ndonjë përplasje të mundshme, ndërsa lojtarët kanë hyrë në dhomat e zhveshjes. Nuk dihet ende nëse ky takim do të luhet apo do të anullohet përfundimisht.
Le ras-le-bol du public stéphanois #ASSEASCO pic.twitter.com/3iDxsROBhq
— Envertetcontretous (@Site_Evect) October 22, 2021
Ça devient totalement n’importe quoi ici ! On essaye de faire brûler les filets et les fumigènes envahissent la pelouse ! #ASSEASCO pic.twitter.com/NvJzZb2CIF
— TL7 (@tl7loire) October 22, 2021