Mëngjesin e sotëm është zhvilluar në “AMG Arena” të Las Vegasit, ndeshja e boksit mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder. Pas shtatë raundesh, britaniku Fury ka triumfuar me “KO teknik” ndaj kundërshatrit, duke dominuar qysh në raundin e dytë. Gjatë gjithë ndeshjes dhe veçanërisht në raundet 2,4 dhe 7, Wilder ka qenë nën presion të grushtave nga Fury, duke bërë që stafi i tij të hedhë flamurin e bardhë.
Fury triumfoi ndaj amerikanit, duke shijuar edhe gjakun e tij ndaj Wilder. Video më poshtë po bën xhiron e rrjetin, aty ku dallohet Fury që “shijon” gjakun e kundërshtarit në ring. Ka qenë pikërisht raundi i gjashtë, atëherë kur britaniku thuajse e kishte ndeshjen nën kontroll. ‘Gipsy King’ është kampioni i ri i peshave të rënda në divizionin WBC, duke ia marrë titujt Wilderit.
Tyson Fury gets a couple licks in. pic.twitter.com/pb8gBbsYaZ
— Scott Brown (@BrownieScott) February 23, 2020