Shqipëri-Francë 0-2
Shqipëri mundet 0-2 nga Franca në ndeshjen e fundit kualifikues për EURO 2020. Në inagurimin e stadiumit të ri, kampionët e botës shënojnë dy gola që në pjesën e parë me Toliso dhe Griezmann. Në të dytën Kombëtarja përpiqet të ndryshojë dhe hidhet në sulm për të gjetur të paktën një gol, por që mbrojtja franceze është e pakulueshme. Shqipëria mbyll kështu këto eleminatore me humbje dhe në vendin e 4-të në renditje dhe me 13 pikë, 16 gola të pësuar dhe 14 të shënuara.
Stadiumi “Air Albania Stadium”/ Ora 20:45
Gjyqtar: Slavko Vincic.
Shqipëria: Berisha; Hysaj, Djimsiti, Dermaku, Veseli; Bare, Gjasula, Lenjani; Qose; Manaj, Balaj.
Franca: Mandanda; Lenglet, Varane, Kimpembe; Dubois, Sissoko, Tolisso, Mendy; Griezmann, Giroud, Ben Yedder.
Komenti minutë pas minute
90+3′ Mbyllet ndeshja me fitoren e Francës 0-2.
72′ Franca pranë golit, sulmuesi Giroud i vetëm përballë Berishës godet shtyllën.
56′ Krosimi i bukur nga Roshi, Bare provon me rrofeshatë të gjuajte drejt portës, por ndalet nga Kimpembe.
52′ Franca pranë golit të 3-të, Giroud gjuan drejt portës, por Berisha bën një superpritje.
49′ Shqipëria e nis në sulm pjesën e dytë, Balaj godet, por ndalet nga mbrojtja e Francës.
46′ Nis pjesa e dytë me dy ndryshime te Shqipëria, në fushë Memushaj dhe Roshi, largohen Qose dhe Lenjani.
45+1′ Mbyllet pjesa e parë në “Air Albania Stadium”, me fitoren 0-2 të Francës.
40′ Franca sërish pranë golit. Lengelet godet bukur me kokë, por topi nuk është në kuadrat. Me fat Shqipëria.
31′ Shënohet dhe goli i dytë nga Franca, Griezman brenda zonës e dërgon në rrjetë.
22′ Kundërsulm i Shqipërisë, Hysaj deporton bukur drejt zonës, por krosimi i tij largohet nga mbrojtja e Francës.
17′ Qose kroson për Hysajn drejt portës, ndal portieri Mandanda.
8′ zhbllokohet ndeshja. Toliso gjen rrjetën pas një goditje me kokë.
1′ Nis ndeshja në “Air albania Stadium”.