Juventusi reagon mjaft mirë pas humbjes ndaj Hellas Veronës javën e kaluar. Bardhezinjtë kanë fituar 2-0 në shtëpi ndaj Brescia. Dybala me një supergol nga faulli dhe Cuadrado në të dytë I dhanë 3 pikët Juventusit.
Një fitore qetësi për skuadrën e Sarrit që kishte lënë pushim edhe Ronaldo për këtë takim, ndërsa shkojnë në kuotën 57 pikëve në pritje të supersfidës së mbrëmjes mes Lazio dhe Interit.