Juventus mposhti Sassuolon me rezultatin 7-0 ditën e sotme në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të Serie A.
Gonzalo Higuain realizoi het-trik, Sami Khedira shënoi dy gola ndërsa nga një tjetër Alex Sandro e Miralem Pjaniç për fitoren e thellë të bardhezinjve. Pas kësaj fitoreje Juventus ngjitet në vendin e parë dhe pret i qete takimin e Napolit në transfertë kundër Beneventos mbrëmjen e sotme.
Në ndeshjet tjera, Milan barazoi në transfertë ndaj Udineses me rezultatin 1-1.
Suso kaloi në epërsi Milanin por autogoli nga Leonardo Bonuçi bëri që dueli të mbyllet në barazim.