Dhjetra mijëra tifozë pritet të jenë sot në Tiranë për finalen e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Takimi fillon në orën 21:00 në Arenën Kombëtare.
Një pjesë e mirë e tifozëve kanë mbërritur dje. Ndërkohë shumë prej tyre janë parë sot në Aeroportin e Rinasit dhe gjithashtu tragetet e para kanë zbarkuar në Durrës.
Festa po merr formën e saj më të mirë dhe të gjithë i kanë sytë në Tiranë, aty ku do bashkohen tifozët e jo vetëm për finalen e madhe.