Tjetër paraqitje shumë e mirë e lojtarit shqiptar, Jahmir Hyka. Ditën e djeshme, Hyka ka dhënë një asist në fitoren 0-2, ku skuadra e tij Netanya ka fituar në transfertën e Beer Sheva.
31 vjeçari e ka nisur titullar këtë ndeshje, ku në minutën e 49 të takimit, ka bërë shumë mirë brenda zonës dhe në fund ka dalë përballë portierit, por nuk është treguar egoist dhe ia ka pasuar topin shokur të tij, i cili me portën e boshatisur e ka dërguar topin në fundin e rrjetës.