Luhej java e parafundit në sezonin 2015-2016, Partizani ishte pesë pikë pas Skënderbeut, ku i duhej që të fitonte patjetër për të mbajtur të hapur garën deri në fund të sezonit. Asokohe të drejtuar nga Andrea Agostinelli, sot trajneri i Skënderbeut, të kuqtë arritën që të fitonin në Korçë.
Skënderbeu pothuajse e humbi titullin në fushën e tij, ndërsa i mbetej një shans në Vlorë, të cilin e arriti, ndërsa në mbrëmjen e 13 majit i gjithë stadiumi i Korçës “ziente”. Tifozë të shumtë, pothuajse nuk gjeje një vend bosh, megjithatë, festa iu takoi të kuqve.