Kombëtarja e Izraelit është nisur pasditen e sotme drejt Elbasanit për të zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara sfidës së nesërme kundër Shqipërisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
E natyrisht kjo ka shkaktuar një kaos të vërtetë në rrugët e Tiranës, të cilat janë bllokuar për pak minuta për të lejuar kalimin e autokolonës izraelite pa probleme sigurie. Kjo ka sjellë dhe rëndim të trafikut për pak momente, në një situatë të ngjashme me atë të para dy viteve.