Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjës të vlefshme për eliminatoret e EURO 2020. Suedia ka fituar bindshëm ndaj Maltës në transfertë me rezultatin 4-0, ndërsa Lihteshtejn ka arritur t’i marrë një pikë Armenisë në shtëpi 1-1.
Një sfidë e bukur ka qenë ajo mes Italis dhe Greqisë, e cila përfundoi me fitoren e axurrëve 2-0. Në pjesën e parë gjithçka u mbyll barazim 0-0, pasi mbrojtja helene ishte rreshtuar mirë. Ndërsa në të dytën golin e avantazhit e shënoi Jorginho nga pika e bardhë e penalltisë dhe më pas Bernardeschi dyfishon rezultatin me një predhë nga jashtë zone. Me fitoren e sotme Italia ka arritur kualifikimin 3 ndeshje para përfundimit të eliminatorëve me 21 pikë në grup. Një kualifikim historik ky për axurrët të cilët nuk e kanë bërë këtë më parë.
Spanja nga ana tjetër ka barazuar ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-1. Një ndeshje tepër e luftuar ku dy golat janë shënuar në pjesën e dytë. Saul në minutën e 47 shënoi për Spanjën, ndërsa Norvegjia barazoi gjithçka në minutën e fundit të ndeshjes me anë të 11 metërshit, duke mbajtur gjallë shpresat për vendin e dytë në grup.
Rezultatet:
Itali-Greqi 2-0
Norvegji-Spanjë 1-1
Maltë-Suedi 0-4
Lihteshtejn-Armeni 1-1