Sapo ka përfunduar pjesa e parë mes Turqisë dhe Italisë (0-0), e vlefshme për Euro 2020. Ekipi i drejtuar nga Roberto Mancini e nisi shumë mirë sfidën, teksa “kërcënimi” i parë erdhi nga Insigne. Insigne godet në minutën e 17-të, por nuk ka saktësinë e duhur. Immobile gjuan nga jashtë zone 3 minuta më pas, me topin që ndalet në dorën e mbrojtësit turk. Nuk është i këtij mendimi arbitri Makkelie, i cili thotë se loja duhet të vazhdojë.
Në Olimpico janë edhe turqit, që i afrohen disa herë portës me të zakonshmin Yilmaz, por pa rezultat. Me interes pritet pjesa e dytë, me të dy skuadrat që do kërkojnë fitoren.