Interi për “turp” pasi Bologna fiton me përmbysje 1-2 ndaj zikaltërve. Një ndeshje që I kishte të gjitha brenda, gola, penallti dhe dy kartona të kuq, nga një për çdo skuadër. Vendasit e nisin mjaft mirë ndeshjen pasi shënojnë gol me Lukakun në minutën e 22-të, ndërsa në pjesën e dytë Lautaro Martineze humbet penalltinë duke mos dyfishuar ndeshjen.
Bologna ngelet me 10 lojtarë pasi Soriano lë skuadrën me një lojtar më pak, ndërsa Juëara barazon ndeshjen. 6 minuta më vonë është Barroë që shënon edhe golin e dytë duke përmbysur ndeshjen. Interi humbet një mundësi të artë për t’u afruar Lazios pasi diferenca ngelet sërish 4 pikë.