Luciano Spallettit nuk po i ecën mirë deri më tani te Interi. Pas tri ndeshjeve, Interi me Spallettin regjistron një fitore, një humbje dhe tani barazim në miqësore me Schalken.
Interi ishte duke humbur deri në minutën e 73-të, kur Jeison Murillo shënoi golin e barazimit duke i dërguar shifrat në 1-1. Ky ishte edhe rezultati përfundimtar i ndeshjes. Për klubin gjerman shënoi Daniel Caligiuri (59’).
Këto rezultate jo të mira të Interit, janë sinjale që duhet të përforcohen, Spalletti shpreson që kjo të ndodhë sa më parë.
https://streamable.com/f1jlp
https://streamable.com/3play