Ish-lojtari i Inter, Alex Telles ka mrekulluar të pranishmit në “Do Dragao” duke realizuar një gol fantastik nga afro 25 metra. Mbrojtësi i ka dhënë fitoren ekipit të Portos me këtë gol në minutën e 86, kundër Portimonense në ligën portugeze.
Mbrojtësi brazilian ka zhvilluar një sezon me Inter në Serinë A, teksa në verën e 2016 u rikthye nga huazimi te Gallatasaray. Vlera e lojtarit në treg është 40 milion euro, me zikaltërit që duhet të jenë penduar që lanë t’iu ikte një lojtar si ai.