“Air Albania” është stadiumi më i ri në Shqipëri. Impianti më modern në vend është shtëpi e re e Kombëtares shqiptare që tashmë është kthyer edhe në një stadium për të gjitha ekipet e Superligës.
UEFA në faqen zyrtare i ka bërë një reklam stadiumit shqiptar gjatë inagurimit me kampionët e botës, Francës. Ky stadium ashtu si 60% e stadiumeve në Europë është financuar pjesërisht nga programi UEFA Hat Trick. Një reklam mjaft e bukur për stadiumin “Air Albania” dhe tifozët shqiptar.