Idriz Batha ishte një nga heronjtë e Tiranës dje, në derbin e fituar 5-1 ndaj Partizanit. Gjirokastriti që më herët ka mbajtur veshur fanellën e të kuqve si dhe shiritin e kapitenit, u “kryqëzua” për një rast në minutat e para të takimit, kur në nerva e sipër i vuri duart në fyt Cordeiro Melos së Partizait.
Mesfushori i Tiranës ka reaguar për shurmën që është bërë gjatë këtyre orëve në media, teksa ka shpërndarë edhe një video në kanalet e tij sociale. Duke e krahasuar veten me një rast të Ibrahimoviç që “përleshej” me mbrojtësin Kjaer, ai shkruan: Gjyqtari 4 dhe ai kryesor prezent, por i kerkojne djalit te qetësohet, por djali reagon edhe ndaj kryesorit duke i shtyrë dorën. Prap ai nuk i jep as të verdhë si e ka hallin arbitri le të presim moviolën e gazetave.
Reagimi i Bathës: