Ndeshja e djeshme e Barcelonës me Liverpoolin u transmetua drejtpërdrejtë në radion e Spanjës dhe komentuesit u çmendën pas golit të tretë që Messi shënoi me faull.
Argjentinasi arriti kuotën e 600 golave me fanelën e katalanasve duke i dhënë ekipit të tij një “dorë” në rrugën drejt kualifikimit në finalen e Champions League.
Komentatorët nuk po mbanin dot emocionet, ndërsa s’dinin se ç’po thonin. Edhe pse nuk dihet se çfarë ata kanë thënë, audio e tyre është bërë virale në të gjitha mediet sportive në botë.