Skënderbeu e ka nisur shumë mirë kampionatin, ku në tre takimet e parë kanë arritur të marrin 7 pikë dhe për më tepër të jenë në krye të tabelës së renditjes. Mirëpo në ndeshjen e radhës në 16 shtator në orën 17:00, Flamurtari i pret në Vlorë.
Në lidhje me këtë ndeshje Orges Shehi nuk humb kohë, por kërkon që grupin ta ketë në gjendjen më të mirë të mundshme, fizikisht, por edhe taktikisht.
Kampionët e vendit vazhdojnë stërvitjet intensive. Takimi ndaj Flamurtarit nuk është vetëm një ndeshje e zakonshme, por do të thotë garë për vendin e parë, pasi kush fiton, hedh një hap më përpara se të gjithë për të qenë pretendent serioz për titullin.