Milot Rashica sërish tërhoqi vëmendjen dhe ishte vendimtar për ekipin e tij Werder Bremen në ndeshjen e radhës të Bundeligës.
Anësori i gjermanëve hyri në fund të takimit në lojë, për të bërë ndryshimin e pritur prej tij.
Në gjuajtjen e lirë ai rrëfen se si kapiteni kërkoi prej tij gol pasi e mori përgjegjësinë për të ekzekutuar.
“Ishte pozicioni i duhur për të djathtën time. Kapiteni më tha se nëse do të gjuaj atëherë duhet që të shënoj, pasi që dua ta ekzekutoj gjuajten e lirë.”, deklaron Rashica.
Ai do të kërkojë të lërë shenjë dhe me Kosovën në ndeshjen e parë për Ligën e Kombeve me Azerbajxhanin.