Realf Zhivanaj duket në formë të mirë te skuadra e Kastriotit. Qendërmbrojtësi u afrua nga krutanët në merkaton e verës dhe ka arritur të fitojë besimin e trajnerit Ramadan Ndreu. Shtatlarti ka postuar një video në rrjetet sociale ku tregon talentin e tij nga goditjet nga jashtë zone.
Jo vetëm i pakalueshëm në prapavijë, por edhe në fazën ofensive tregon cilësitë e tij. Hëpsirat në formacionin e krutanëve kanë qenë të pakta, mirëpo në ato ndeshje kur i është besuar vendi i titullarit, Zhivanaj ia ka shpërblyer më së miri trajnerit Ndreu.