Një episod i pakëndshëm i ka ndodhur Daniele de Rossit në sfidën që Roma zhvilloi në Francë në mesjavë kundër Lyonit për Europa League.
Skuadra italiane u mposht 4-2, por gjesti i tifozëve të Lyonit ndaj kapitenit të Romës ishte vërtetë shumë i ulët.
Tifozët e Lyonit e goditën me ushqim mesfushorin italian, ndërsa De Rossi bëri një gjest të jashtëzakonshëm, duke puthur së pari ushqimin që hodhën fansat francezë dhe më pas duke e larguar atë nga fusha.