Teuta fitoi 0-1 me Tiranën fundjavën që shkoi. Tej ndeshjes, vëmendjen kryesore e mori sulmuesi i durrsakëve, Ildi Gruda. I hedhur në fushën e lojës si zëvendësues, lezhjani pati dy mundësi të mira shënimi në fundin e ndeshjes.
Në rastin e parë, sulmuesi i talentuar nuk ia doli të shënojë me portën e boshatisur, ndërsa më pas vetëm për vetëm me Bekaj nuk e shmangu dot gardianin e bardhebluve.
Pas ndeshjes, 21 vjeçari u pa i përlotur në stolin e skuadrës së tij, teksa ka qenë Kouros dhe anëtarë të tjerë të Teutës që e kanë mbështetur djaloshin. Gruda ka treguar këtë sezon se di të mbajë peshë në fazën sulmuese të skuadrës, ndërsa fati nuk ka qenë me të në ndeshjen e fundit.