Azdren Llullaku dhe skuadra e tij rumune Astra humbën “trenin” për në Europë teksa u mposhtën pas 2 orësh lojë nga Viitorul Constanta në finalen e Kupës së Rumanisë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin 1-1 dhe 4 minuta nga fundi i kohës së rregullt u zëvendësua sulmuesi kuqezi.
Me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Romarios, Viitoruli ia arriti të fitonte trofeun e dytë më të rëndësishëm në Rumani duke siguruar një biletë për fazën eliminatore të Europa League.
Ndërkohë, Astra dështoi të shkonte drejt kompeticionit të dytë më të rëndësishëm të futbollit europian pasi dhe kampionatin e mbylli në vendin e pestë. Llullaku e mbylli sezonin me 9 gola në 39 ndeshje.