Kjo është historia e Rezartës, vajza e vetme në forcat RENEA që ka sfiduar mentalitetin e frikën duke u kthyer në një burim frymëzimi për gjeneratën e policisë.
Sot në 104-vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ndjehet krenar për të dhe publikon këtë video ku tregohet gjithë historia e vajzës trime që dashuron edhe basketbollin dhe numëron plot 9 trofe të fituara.
Pas 10 vitesh në Policinë e Shtetit Rezarta Hoxhaj synon të marrë gradën nënkomisar dhe sigurisht të shkëlqejë me fanellën bardheblu.
Për më tepër ndiqni videon me historinë e plotë!