Cagliari ka fituar me goleadë ndaj ekipit Viol të Fiorentinës, me rezultatin 5-2. Ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Seria A.
Me fitoren e sotme Cagliari fiton me meritë, nofkën e “hirushes”, pasi ka 24 pikë dhe ndodhet në vendin e 3 të Seria A, pas Juventus dhe Inter.
Cagliari fitoi pjesën e parë 3-0, me golat e Rog, Pisacane, Simeone. Ndërsa në të dytën shënojnë Joao dhe Naingolan. Për Fiorentinën shënoi Vlahovic,dy herë në minutat e fundit.