Në Turqi, gjatë ndeshjes së Trabzonspor-it një tifoz ka hipur me këmbë sipër ulëseve të stadiumit për të parë më mirë se ç’po ndodhte në fushën e blertë, por kjo nuk i ka shpëtuar autoriteteve të stadiumit.
Stadiumi “Medical Park Arena” është rihapur pas një konstruktimi dhe me sa duket drejtori i tij nuk ka duruar një shkelje të tillë nga tifozeria. Megjithëse slogani i tyre thotë ,“Kjo është shtëpia e vërtetë e dy palëve, lojtarëve dhe tifozëve”, kjo “shtëpi” ka rregulla strikte dhe nëse i thyen, atëherë përballu me dënimin.
Ndëshkimi që ka marrë tifozi i Trabzonspor është pa dyshim më i pashpirti që mund të keni dëgjuar ndonjëherë. Pasi e kanë zbuluar nga kamerat e sigurisë se kush është personi, i cili ka lënë gjurmë këpucësh në ulësen e stadiumit, ai është detyruar të pastrojë karrigen ku ishte ulur vetë dhe 9.999 tjera.
Siç duket në pamjet e mëposhtme ai nuk e ka marrë me shumë sportivitet këtë gjë dhe ndoshta në këto momente akoma s’ka arritur tek karrigia e fundit, ku i dihet…
.
"Yeni yuvamız" derken şaka yapmıyorduk. İnsan hiç evindeki koltuklara ayakkabılarıyla basar mı? Hemen alır cezasını! 🙂 pic.twitter.com/gv67VOVoSZ
— Trabzonspor Kulübü (@Trabzonspor) March 15, 2017