Gonzalo Higuain ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm. “Bullizmi” i krijuar gjatë kohës që ishte pjesë e Juventusit duket se ka ndikuar negativisht te ai, që ka humbur toruan në një prej stërvitjeve me Chelsea.
Argjentinasi i cili do të ketë mundësi për të treguar veten në finalen e Europa League më 28 maj në Baku ka reaguar ashpër ndaj shokëve të skuadrës dhe stafit, teksa është shfryrë edhe ndaj topit.
Higuain nuk përmbushi për asnjë moment pritshmëritë në “Stamford Brigde” dhe dueli ndaj Arsenalit në Baku do të jetë i fundit me fanellën e kryeqytetasve. Ai do të rikthehet te Juventus, ku pritet të sistemohet në një tjetër skuadër.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.