Real Madrid ka bërë një hap fals në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Zidane ka barazuar 1-1 ndaj Real Sociedad. Goli i parë I ndeshjes u shënua nga Portu në minutën e 55-të të pjesës së dytë. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Sociedad, Reali reagon duke barazuar me Viniciues.
Sulmuesi hyri në fushë si zëvendësues për t’I evituar humbjen e madrilenëve. Me këtë barazim, Reali renditet në vendin e 3 me 53 pikë, ndërsa Sociedad në vendin e 5-të me 42 pikë.