Kukësi nuk ia doli të ndalë Tiranën, duke u përmbysur nga bardheblutë në javën e 23-të të Kategorisë Superiore. Humbja në fund dhe dështimi në dy ndeshje rradhazi për të marrë pikë të plota, duket se ka ndikuar edhe te trajneri i verilindorëve. Në videon e publikuar nga “News 24”, duket trajneri i Kukësit që largohet pa u përgjigjur.
Shpëtim Duro, i pyetur nëse ndihet i rrezikuar nga një shkarkim i mundshëm pas humbjes me Tiranën, ka braktisur intervistën, duke iu thënë gazetarëve “hajde mirupafshim”. Në kampin kuksian nuk e kanë kapërdirë humbjen në “shtëpi” përballë Tiranës, teksa trajnerin Duro e kanë “lënë nervat” në të dytën ndeshje radhazi. Edhe në sfidën e shkuar me Bylis, Duro u kap me gazetarët në studio për barazimin 1-1 në Ballsh.