Episod zbavitës gjatë intervistës së Pep Guardiolas pas fitores së mbrëmshme në FA Cup përbalël Bristol City. Trajneri i Manchester City, la përgjysëm intervistën për mediat duke shpjeguar se kolegu i tij, trjaneri i Bristol Nigel Pearson e ka ftuar për një gotë verë.
“Nigel ka një eksperiencë të madhe dhe është kënaqësi për mua që e takoj. Tani më ka ftuar për një gotë verë dhe sigurisht pranova. Prandaj më duhet të iki”, tha ai duke buzëqeshur.
“Qytetarët” fituan pastër me rezultatin 0-3 me dygolëshin e Phil Foden dhe perlën e Kevin De Bruyne.
“Now he invites me for a glass of wine. That’s why I have to leave!”
Pep Guardiola reveals how he plans to celebrate their win with Bristol City boss Nigel Pearson pic.twitter.com/jC9G4k3KHG
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 1, 2023