Javën e kaluar në Kategorinë Superiore, në sfidën Bylis-Laçi ndodhi edhe një sherr brenda fushës mes lojtarëve të të dyja ekipeve. Nuabueze goditi me grushta dy herë mbrojtësin e Bylisit, Janku dhe më pas futbollistët e dy skuadrave u përleshen në fushë.
Sherri dhe grushta nuk ka ndodhur vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe në Itali te Primaverat, ose të moshat. Sherri ka ndodhur në sfidën Torino-Fiorentina e mbyllur me rezultatin 0-1. Ishte lojtari i Torinos, Karamoko që nisi sherrin duke goditur lojtarët e Fioretinës, ndërsa pas disa minutash gjithçka u mbyll dhe gjyqtari e nxori me karton të kuq. Gjithashtu nga loja u përjashtua edhe Agostineli dhe Aqualiani, trajneri i Fiorentinës.