Ndeshja e kampionatit të moshave U-17 mes Djelminsë shkodrane dhe Vllaznisë ka rikthyer skenat e dhunës në futbollin shqiptar. Lojtarët e të dyja skuadrave janë përplasur mes tyre me të shara dhe grushta, duke mos munguar as revolta ndaj arbitrave.
Gjithçka ndodh në kampionatin e moshave të reja, kur më shumë se futbolli vlen edukata që merret nga loja më e bukur në botë dhe nga bashkëveprimi njerëzor. Grushtat nuk kanë munguar në kryeqendrën e veriut, duke kthyer edhe njëherë skenat e dhunës në Shqipëri.
Sfida në fund është mbyllur 2-2, me fituese të vetme dhunën në fushë. Katër kartona të kuq janë nxjerrë në këtë takim. Për Djelmninë shkodrane kanë dalë me kartona të kuq Vitaj, Doçaj, Gjerga, ndërsa te Vllaznia me të kuq ka dalë Jukaj.