71′ Ledian Memushaj ka shënuar golin e nokout-it ndaj Izraelit. Në minutën e 72-të Shqipëria udhëheq me rezultatin 3-0. Rikthehet Shqipëria e Europianit.
44′ Sadiku dyfishon shifrat. Super gol. Izrael-Shqip/ri 0-2.
22′ Armando Sadiku ka shënuar një gol mjaft të bukur për Shqipërinë në minutën e 22-të të takimit. Shqipëria kalon në avantazh dhe shpreson në një rezultat pozitiv pas atyre 5 humbjesh që shkaktuan polemika. Super Armando Sadiku. Izrael 0-1 Shqipëri.
20′ Kanë kaluar tashmë 20 minuta lojë në takimin e sotëm Izrael-Shqipëri.
Kombëtarja jonë është duke luajtur mjaft mirë me topin duke tentuar të gjejë golin e avantazhit, por gjithashtu dhe në prapavijë mbrohemi mjaft mirë. Sadiku në minutën e 15-të për pak shënoi një gol mjaft të bukur, por goditja e tij u ndal nga portieri Izraelit.
Ndërkohë në minutën e 20-të Strakosha shpëtoi portën.
Shqipëria luan në transfertë ndaj Izraelit ndeshjen e vlefshme për xhiron e 6 të përballjeve në Grupin G kualifikues të Kupës së Botës “Rusi 2018”.
1′ Izrael-Shqipëri 0-0
Formacionet zyrtare
Izrael: Goresh, Dasa, Tibi, Tzedek, Tvatha, Naço, Golasa, Kohen, Rafaelov, Sahar, Zahavi
Trajner: Elisha Levi
Shqipëri: Strakosha, Hysaj, Gjimshiti, Mavraj, Aliji, Kukeli, Roshi, Abrashi, Memushaj, Hyka, Sadiku
Trajner: Xhani De Biazi
Gjyqtar: Aleksei Kulbakov (Bjellorusi)