Nedim Bajrami ka shënuar golin e dytë në Serie A. Mesfushori i Kombëtares shqiptare e nisi si titullar takimin e sotëm ndaj Bologna dhe në pjesën e dytë shënoi golin e 3-1 për Empolin.
Në minutë e 53-të, Empoli fiton një penallti dhe është Bajrami që e merr përsipër. Nga 11-metrat mesfushori shqiptar nuk gabon duke ndëshkuar Bologna dhe duke I dhënë avantazhin e 3-1 skuadrës së tij. Ky ishte goli I 2-të për Bajramin në këtë sezon të Serie A.