Elseid Hysaj ka fituar sërish vendin e titullarit me ardhjen e Gattusos në stol. Mbrojtësi I Kombëtares shqiptare ka luajtur në disa takime me trajnerin e ri dhe tashmë ka rifituar formën e tij.
Në sfidën e fundit ndaj Brescias, Hysaj u la në stol kjo dhe për shkak të dëmtimit që pësoi një javë më parë dhe nuk ishte në formën e tij më të mirë. Në stërvitjen e sotme të Napolit shkodrani ka shënuar një supergol me rrofeshat. Është vetë lojtari që e ka shpërndarë në rrjetet sociale golin e shënuar.